Presidenti brazilian Jair Bolsonaro rezulton pozitiv në testin e coronavirusit

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit, sipas mediave lokale.

Testimi i tij vjen pasi sekretari i tij i shtypit u zbulua se ishte i infektuar nga virusi, pas një udhëtimi në SHBA.

Djali i presidentit brazilian, Eduardo Bolsonero, një kongresmen i cili ishte gjithashtu në këtë udhëtim, ka shkruar në Twitter që babai i tij nuk po shfaq ndonjë shenjë të sëmundjes.

Ndërkohë Bolsonaro darkoi me presidentin amerikan Donald Trump në Mar-a-Lago të shtunën, ndërsa imazhet janë publikuar në rrjete sociale. Mirëpo, Trump kishte deklaruar të enjten që nuk është i shqetësuar, që mund të infektohet nga coronavirusi.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro e ka quajtur shqetësimin për coronavirusin të tepërt./Telegrafi/

Related posts

Masat kufizuese në Los Anxheles zgjaten deri në fund të korrikut

admin

2 477 raste të reja në Itali, numri më i ulëti prej një muaj

admin

Google përgatit aplikacion për filma falas

admin

Pasagjerëve të linjave ajrore do t’iu kërkohet të vendosin maska

admin

“Financial Times”: Britania nuk do të vendos kontrolle të plota kufitare me BE-në

admin

“Forbs”: Virusi korona ka zvogëluar numrin e miliarderëve

admin