OBSH: Evropa tani është ‘epiqendra’ e koronavirusit

Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thanë se tashmë Evropa është bërë epiqendra e re e pandemisë COVID-19, transmeton Ora News.

“Tani më shumë raste raportohen në Evropë. Çdo ditë raportohen më shumë sesa në Kinë në kulmin e epidemisë së saj,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom në një konferencë për shtyp në selinë e organizatës në Gjenevë.

Zyrtarët e OBSH-së shpallën COVID-19 një pandemi globale të Mërkurën pasi virusi u përhap me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Italia aktualisht ka shumicën e rasteve jashtë Kinës me të paktën 15 113 infeksione, e ndjekur nga Spanja në 4,334, Gjermania në 3,156 dhe Franca në 2,882.

Zvicra aktualisht ka 1.125 raste, e ndjekur nga Suedia në 809, Hollanda në 804 dhe Danimarka në 788.

Shtetet e Bashkuara kanë të paktën 1.701 raste.

Adhanom tha se vendet duhet të ndërmarrin një qasje gjithëpërfshirëse për të luftuar pandeminë.

OBSH rekomandon që të gjithë personat që ndihen keq të qëndrojnë në banesë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. Distancimi shoqëror sipas OBSH është frenimi më i mirë për përhapjen e koronavirusit.

Related posts

Dita Botërore e Autizmit

admin

Kriza e Covid-19, takim vendimtar i ministrave të Financave të BE

admin

Ish presidenti francez nën hetime për abuzim seksual

admin

Gjykata turke do të rishikojë statusin e Hagia Sofias

admin

Turqia kapërcen pragun e 100 viktimave në 24-orëshin e fundit nga Kovid-19

admin

Kancelarja Merkel rezulton negative edhe në testin e tretë

admin