Maqedoni: Prej sot inspektorët në terren, për lokalet që punojnë pas orës 18 do të ketë dënime të mëdha

Prej sot, inspektorët e tregut, sanitar dhe të punës do të jenë në terren. Ata do të fillojnë me kontrollet nëpër kafiteritë dhe hapësirat tjera, për të cilat qeveria solli vendim që të mbyllen pas orës 18:00.Për mos-respektimin e masave qeveritare dhe për punën pas orës 18:00, do të ketë përgjegjësi penale, që do të thotë nuk përjashtohet dënimi me burg.

“Edhe dje kemi qenë në terren. Por kemi pasur vetëm vërejtje, që do të thotë se nëse sot i takojmë duke punuar, do të përgjigjen penalisht. Duhet të theksojmë se jemi të befasuar nga sjellja e hotelierëve. Tek ta kemi vërejtur vetëdije serioze për situatën e krijuar, ndërsa e kundërta është tek bastoret dhe kazinotë. Shumica prej tyre nuk dëshirojnë t’i zbatojnë masat”, thonë nga Inspektorati i Tregut.

Në terren në gjithë territorin e shtetin do të dalin 100 inspektorë të tregut, ndërsa mbi 20 në territorin e Shkupit.

Ata thonë se do t’i lënë anash kontrollet tjera, ndërsa do të fokusohen tek respektimi i masave nga lokalet.

Related posts

Ora policore, dënim për 4 persona nga Haraçina dhe një nga Saraji

admin

Katica Janeva paralajmëron padi ndaj Boki 13

admin

Tetovë, mbi 200 gjoba për personat pa maska

admin

5 shkupjanë u dënuan me nga 2.000 euro: Nuk janë vetëizoluar

admin

MPB: Janë arrestuar 36 persona, nuk respektuan orën policore

admin

Qeveria me Rregullore të ndryshuar për punën nëse ka nevojë do të mbajë seanca përmes internetit ose telefonit

admin