BDl: Qasje e ulët dhe johumane e aleancës Gashi – Sela ndaj ‘kujdesemi për CoVid19’

Sa e ulët dhe johumane është qasja opozitare e aleancës së Gashit dhe Selës të shprehur nga Taravari, lidhur me vendimin e BDl së për t’u vënë tërësisht në funksion të luftës kundër pandemisë së Covid19!

Ende pa u zbehë mllefi ndaj mallkimit që u bëri shqiptarëve kryetari i rinisë së ASh-së, dhe pa kërkuar asnjë përgjegjësi dhe pa u distancuar nga ky kob ndaj qytetarëve, tani edhe më dëshpërues është fakti kur një reagim i tillë vjen nga një funksionar i lartë i tyre me petkun e mjekut. BDI vlerëson se ky është një mesazh shumë negativ politik në kohë krizash, që i adresohet masës, dhe që i tejkalon kufijtë e normalitetit.

Ne edhe njëherë po e ripërtërijmë thirrjen tonë për të gjitha palët për të lënë mënjanë politikën dhe për të bashkuar forcat për të ndihmuar popullatën në këtë kohë krize të rëndë. Vetëm bashkë do të mund ta mundim të keqen e përbashkët!

Përsërisim numrin e asistencës tonë për qytetarët 08005500 dhe ftojmë të gjithë që të na bashkangjiten pa asnjë vonesë.
#kujdesemi

Related posts

Shkelja e rregullave gjatë pandemisë, publikohen informacione për lëndët

admin

Stoltenberg: Moment historik për Maqedoninë e Veriut, tani në NATO do të valojnë 30 flamuj

admin

ZYRTARE/ Ja lista e koalicionit ASH- AAA në të gjitha zonat

admin

Ganiu: Gjithandej po dezinfektohet, sepse kjo ka rëndësi për shëndetin sot!

admin

Filipçe: Janë kryer 1 800 testime në nivel kombëtar

admin

Çulev: Personat e pastrehë do të akomodohen në pikën në “Momin Potok”

admin