ASH e Tetovës kundër Adnan Nezirit: “Me humbësin e 2017-ës po vulosim humbjen edhe në 2020”

Plasin pakënaqësitë në Aleancën për Shqiptarët në Tetovë. Kandidimi i Adnan Nezirit në vend të Altrim Mamutit, kryetarit të Degës së ASH-së, ka bërë që aktivistë të shumtë hapur të shprehin revoltë, ndërsa kanë paralajmëruar koalicionin ASH-Alternativa se do të punojnë madje kundër Ziadin Selës si bartës liste në Njësinë e gjashtë zgjedhore.
Arsyeja pse Dega e Tetovës është shprehur kundër Adnan Nezirit është se i njëjti konsiderohet pa mbështetje dhe humbës i sigurt, pasi i njëjti në zgjedhjet lokale të 2017-ës, u radhit i fundit si kandidat për kryetar i Tetovës.
“Nuk fitohet me humbës. Adnani humbi në 2017 dhe me këtë kandidim të dytin në listë, e vulosët humbjen edhe në 2020”, shkruan në rrjetet sociale aktivistët e ASH-së.
“E akuzojmë BDI se po garon me kanadidat të vjetër, ndërsa Adnanin e konsiderojmë të ri! A jeni n’vete çfarë po bëni? Eliminohet Altrini, ai që e mbajti gjall Degën. Turp ju qoftë…”, shkruan një tjetër.
Ndryshe, edhe një natë më parë, në mbledhjen e Kuvendit të ASH-së dolën në shesh ndasitë, ndërsa mbledhja ishte ndërprerë pa i publiku para anëtarëve të Kryesisë listat për deputetë./Aktuale.mk/

Related posts

Rritja e akcizës së derivateve të naftës, në shqyrtim

admin

Masat ekonomike, shteti merr 600 milion euro borxh

admin

Tre policë rezultojnë pozitiv me koronavirus

admin

Kapen me kokainë dhe marijuanë, arrestohen dy persona nga Kërçova

admin

“Transportuesi”, Vlladimir Taleski dënohet me 8 vjet burg

admin

Afrim Gashi uron kreun e ri të BFI-së

admin